Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë qenë asnjëherë më parë kaq pranë anëtarësimit në Bashkimin Europian deklaroi në Shkup ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, i cili kujtoi megjithatë edhe punën e madhe që u mbetet nga ana tjetër aspirantëve të aderimit për të bërë.