Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë vendimin e autoriteteve financiare për paratë kesh, përmes të cilit ndalohet përdorimi i dinarit serb në Kosovë. Pak ditë më parë, Banka Qendrore e Kosovës, miratoi një rregullore e cila e përcakton euron si monedhën e vetme për kryerjen e transaksioneve.