Top Channel/ SHBA, kufizime për Huawei/ Akuza se kompania kineze mbështet operacionet e spiunazhit
01/02/2023 19:08

Kina u shpreh se është “thellësisht e shqetësuar nga njoftimet se Shtetet e Bashkuara po marrin masa të mëtejshme për të kufizuar shitjet e teknologjisë amerikane për kompaninë Huawei, një kompani e teknologjisë të cilën zyrtarët amerikanë e kanë shpallur prej kohësh një rrezik për sigurinë kombëtare, për shkak të mbështetjes që mendohet se i jep operacioneve të spiunazhit të qeverisë kineze. Siç u njoftua fillimisht në gazetën “The Financial Times”, Departamenti amerikan i Tregtisë i ka informuar kompanitë amerikane se nuk do të japë më liçenca për eksportimin e teknologjisë për kompaninë Huwaei, duke e izoluar kështu kompaninë me seli në Shenzen nga furnizimet që i nevojiten për produktet e saj. Masat ndaj kompanive kineze filluan me administratën e ish-Presidentit Trump, i cili në vitin 2019 e shtoi kompaninë Huawei në listën e zezë të eksporteve, por bëri disa përjashtime që disa kompani amerikane, përfshirë kompanitë Qualcomm dhe Intel, të ofronin liçenca për teknologjinë jo-5G. Që kur mori detyrën në vitin 2021, Presidenti Biden ka marrë një përqasje edhe më agresive se paraardhësi i tij, Donald Trump. Tashmë adminstrata e Presidentit Biden duket se po orientohet drejt një ndalimi total të të gjitha eksporteve të teknologjisë për kompaninë Huawei. “Këto kufizime të reja, nga sa kuptojmë deri më tani, do të përfshijnë objekte nën nivelin 5G”, i tha ajo Zërit të Amerikës. “Pra, objekte 4G, Wi-Fi 6 dhe 7, inteligjencën artificiale, kompjuterat e nivelit të lartë si dhe kapacitetet për ruajtjen e informacionit në distancë”. Pamjet: AFP

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00