"të njëjtat gënjeshtra ... e të njëjtat të pavërteta", kështu i cilësoi SHBA deklararat e Vladimir Putin nga sheshi i kuq i moskës në ditën e fitores atje, ndwrsa presidenti joe biden lehtwsoi përshpejtimin e dërgesave të armëve amerikane në Ukrainë duke nënshkruar Aktin e Huadhënies, një ligj i bazuar në një masë të Luftës së Dytë Botërore që ndihmoi aleatët amerikanë të mposhtin Gjermaninë naziste. Fjalimi i Putin ishte "absurd" dhe fyente historinë duke e cilësuar pushtimin rus të Ukrainës si një operacion mbrojtës në përvjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në një konferencë në Uashington. Pamjet: AFP