Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, përsëriti mbështetjen për Izraelin, vendin që natën e kaluar u përball me sulme nga Irani. SHBA-ja “kapi disa raketa” që Irani i hodhi në drejtim të Izraelit, tha ai në një deklaratë. “Ne e dënojmë këtë akt të egër të agresionit nga Irani”, u shpreh Austin dhe “i bëjmë thirrje të ndalojë çdo sulm të mëtejshëm”.