Në KOngresin amerikan u paraqit një projekt-rezolutë për të nderuar aktivisten e të drejtave të njeriut, Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Nisma i takon anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Colin Allred, që i bën thirrje SHBA-së të angazhohet për t’u siguruar që qeveria e Serbisë të hetojë dhe ndjekë penalisht të gjithë ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.