Një ditë pas incidenteve në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok situata u kthye pothuajse në normalitet. Qytetarët vazhduan me punët e tyre, njëjtë sikur edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë. Kryetari, Kreshnik Radoniqi të mërkurën deklaroi se përkundër incidenteve përgatitjet për zgjedhjet vazhdojnë. Megjithatë, për ndërkombëtarët situata e krijuar një natë më herët ku u përdorën edhe mjetet shpërthyese, nuk është shumë e favorshme.