Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se Irani është në "diskutime serioze" me SHBA-në pas shtimit të vazhdueshëm të forcave ushtarake amerikane në Gjirin Persik. Ai ka deklaruar se shpreson që negociatat me Iranin do të çojnë në diçka "të pranueshme", pasi tensionet midis dy vendeve mbeten të larta. Zyrtari më i lartë i sigurisë i Iranit, Ali Larijani, ka thënë gjithashtu se “një kornizë për negociata po përparon dhe se mund të jetë gati shumë shpejt”.