Top Channel/ SHBA-Iran takohen nesër në Katar, palët ndalin sulmet ndaj njëra-tjetrës
29/06/2026 20:04

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë rënë dakord të tërhiqen pas një shkëmbimi sulmesh gjatë ditëve të fundit, shkruan BBC, duke cituar një zyrtar amerikan. Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se palët do të zhvillojnë bisedime të martën në kryeqytetin e Katarit, me kërkesë të Teheranit. "Irani ka kërkuar një takim. Do të zhvillohet nesër në Doha!", shkroi Trump në “TruthSocial”, pak orë pasi autoritetet iraniane kishin mohuar planet për bisedime teknike këtë javë. Pas njoftimit të Trump për bisedime në Doha, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, "do të fluturojnë drejt Katarit për takime të nivelit të lartë këtë javë". Kjo lëvizje vjen pas disa sulmeve në Ngushticën e Hormuzit, me të dyja vendet që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit mes tyre. Zyrtari amerikan i cituar nga BBC tha po ashtu se anijet do të jenë në gjendje të lëvizin "lirisht" nëpër rrugën ujore të Gjirit dhe se bisedimet për një marrëveshje për t'i dhënë fund përgjithmonë luftës do të vazhdojnë. Më 17 qershor, SHBA-të dhe Irani nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi prej 14 pikash, që përfshinte një "ndërprerje të menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, si dhe kalimin e sigurt të anijeve tregtare në Hormuz pa pagesë për 60 ditë”. Por armëpushimi i rënë dakord më pak se dy javë më parë ka qenë nën kërcënim ditët e fundit, për shkak të sulmeve të përsëritura nga të dyja palët.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55