Top Channel/ SHBA-Iran, gati për negociata.Trump dërgon dhëndrin
24/04/2026 22:34

Shtëpia e Bardhë njoftoi se i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, do të udhëtojnë për në Pakistan për bisedime që lidhen me Iranin, në një përpjekje të re diplomatike për të çuar përpara negociatat mes Teheranit dhe Uashingtonit. Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, të dy zyrtarët amerikanë do të zhvillojnë takime në Islamabad, ku Pakistani do të luajë rolin e ndërmjetësit në bisedimet me palën iraniane. “Do të jenë në gatishmëri për të udhëtuar në Pakistan nëse është e nevojshme, por fillimisht Steve dhe Jared do të shkojnë për të raportuar tek presidenti, zëvendëspresidenti dhe ekipi i tij,” u shpreh Leavitt në një intervistë për Fox Neës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragchi, ka mbërritur në Islamabad për të diskutuar propozime që lidhen me rifillimin e bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara. Mediat raportuan se ai zuri vendin e kryeparlamentarit Mohamad Ghalibaf. Presidenti amerikan Donald Trump, në një prononcim për Reuters, deklaroi se Irani mund të paraqesë një ofertë të re në kuadër të kërkesave të SHBA-së, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e saj. Ndërkohë, sipas raportimeve nga Reuters, delegacioni iranian që pritet të marrë pjesë në bisedime këtë fundjavë ka mbërritur tashmë në Pakistan. Takimet mes palëve pritet të zhvillohen të shtunën në Islamabad. Paralelisht, Uashingtoni ka vendosur edhe sanksione të reja ndaj rrjeteve financiare iraniane, përfshirë ngrirjen e rreth 344 milionë dollarëve në kriptomonedha, sipas Departamentit amerikan të Thesarit.

Top News- ‘Makina Zombi’ për të shkatërruar rusët/ Ukraina nis ofensivën e madhe në frontin e luftës
29/09 20:30
Top News- “Kujt i bërtet ti?”, prindi rreh keq drejtoreshën e kopshtit pasi i ngriti zërin fëmijës
29/09 20:00
Top News – 4,100 vjet burg për një krim që s’e kryen kurrë, të dhënat tronditëse nga SHBA
29/09 19:19
Top Channel/ Lirohen 5 “terroristët”. Hetimi në Britani vijon pas alarmit pranë bazës ajrore
29/09 15:32
Top Channel/ Moska i shkruan NATO-s: “Do e mbrojmë me thonj Kaliningradin”; vjen përgjigja!
29/09 15:20
Top News – Prek tokën si stuhi e kategorisë 3 / Uragani Polo godet Meksikën, kërcënon SHBA-në
29/09 15:10
Top News – Vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara / Netanyahu ‘me mision’, konfirmon Abu Dhabi
29/09 15:02
Top News – 10 mijë koreanoveriorë drejt luftës/ Zelenski konfirmon: 8 mijë trupa janë tashmë në Rusi
29/09 14:45
Top News – Asnjë kontakt me botën deri në 2038 / Murgu nis izolimin 12 vjeçar në tempullin budist
29/09 14:37
Top Channel/ Franca “në flakë”: Studentët përleshen me policinë, protesta për kushtet në shkolla!
29/09 14:33
Top News – Irani: Trump, ky gënjeshtar i madh! ‘Nëse ne nuk shesim naftë, askush tjetër nuk mundet’
29/09 14:19
Top News – Ekzekuton gruan e parë pas 200 vitesh / Tennessee ‘bën gati injeksionin’, vrau 18 vjeç
29/09 13:50
Top News – NATO bën thirrje për qetësi…Rusia, sulm mbi kompaninë estoneze të mbrojtjes
29/09 13:49
Top News – Shkrumbohet fabrika e fishekzjarreve / Skenë apokaliptike, të paktën 14 të vdekur në Rusi
29/09 13:46
Top News – Shiu nuk pushon prej 34 ditësh…Rekord, periudha më e gjatë në historinë e Tokios
29/09 13:45
Top News – Asnjë lehtësim sanksionesh për Iranin! Trump nuk ofron asgjë, Teherani gati për bisedime
29/09 12:43
Top Channel/ Anthropic paralajmëron për AI, modele që i rezistojnë fikjes dhe manipulojnë
29/09 12:28
Top Channel/ Trump mbledh krerët e AI/ Në Kongres shtohen kërkesat për mbikëqyrje, për sigurinë
29/09 12:17
Top News – OpenAI bën hapa prapa / Anulon modelin më të ri, shqetësime mbi sigurinë
29/09 12:08
Top Channel/ “Ikën” vetoja? KE propozon kufime për anëtarët e rinj, Von der Leyen vjen në Ballkan!
29/09 12:04