Top Channel/ SHBA “i tërheq” veshin liderëve të Kosovës: Krijoni institucionet, “po e pëson” vendi!
20/08/2026 15:07

Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe një herë ndërhyjen me shqetësim për situatën në Kosovë, dhe i bëjnë thirrje liderëve politikë të saj të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se udhëheqësit politikë duhet të punojnë së bashku për tejkalimin e ngërçit institucional. “Ky ngërç i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, u shpreh zëdhënësi. Kjo është thirrja e dytë e ngjashme e bërë nga pala amerikane brenda pak kohësh, pas një kërkese të ngjashme për bashkëpunim, të përcjellë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë më 12 gusht. Apeli i ri amerikan vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Seanca konstituive e legjislaturës së re nisi më 6 gusht. Deputetët bënë betimin, por procesi nuk kaloi në fazën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Albin Kurti, në cilësinë e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi kohë shtesë për konsultime me partitë, duke thënë se ende nuk kishte marrëveshje për formimin e institucioneve. Seanca u ndërpre dhe u caktua të vazhdonte më 8 gusht, e që prej atëherë, procesi ka mbetur i bllokuar. Dehari ka thënë se seanca e radhës do të thirret kur partitë të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës, duke argumentuar se pa një marrëveshje politike nuk ka kuptim që seanca të mbahet vetëm si formalitet.

Top Channel/ Mish i skaduar drejt Kosovës, Mali i Zi bllokon mbi 20 tonë
25/09 23:06
Top News – Në bllok kundër Hagës. Kuvendi i Kosovës kërkon veprime urgjente
25/09 19:20
Top News- ‘Zbaton verbërisht urdhrat e Kurtit’/ Prag zgjedhjesh, Vuçiç akuza ministrit Rashiç
25/09 18:40
Top News- Kushtetuesja e konsideroi legjitime/ Ambasada Amerikane: Presim bashkëpunim me Qeverinë
25/09 14:44
Top News- Si u vra heroi Afrim Bunjaku / Dalin pamjet e nisjes së sulmit të serbëve në Banjskë
25/09 13:38
Top News- Vizitat në paraburgim tek Thaçi/ Haga lehtëson kufizimet, disa persona mbeten të ndaluar
24/09 15:43
Top Channel/ Tre vjet nga sulmi në Banjskë. Vendoset përmendore për rreshterin Afrim Bunjaku
24/09 15:16
Top Channel/ Tre vjet nga sulmi në Banjskë. Vendoset përmendore për rreshterin Afrim Bunjaku
24/09 12:51
Top Channel/ Nga bllokimi i rrugës me kamionë, tek tërheqja në male: Si ndodhi sulmi i Banjskës!
24/09 12:17
Top News- Tre vite nga sulmi në Banjskë/ Britania mesazh Serbisë: Radoiçiç të shkojë para drejtësisë
24/09 10:33
Top Channel/ Kushtetuesja konfirmon qeverinë! Kosovë, afat deri më 6 tetor për presidentit
23/09 20:04
Top News- Kurti do përgjithmonë amerikanët / Kryeministri përsërit ofertën për bazën e ‘Bondsteel’
23/09 16:22
Top News – Kuvendi u konstituua me vonesë. Kushtetuesja i jep të drejtë PDK, por nuk prek Qeverinë
23/09 16:20
Top Channel/ 11 varreza masive të luftës: Kosova kërkon gërrmime të reja në Serbi!
23/09 11:52
Top News- ‘Apeli ta korrigjojë aktgjykimin’/ Kurti: Dënimet për krerët e UÇK të padrejta
23/09 11:13
Top Channel/ Përshkallëzohen protestat në Kosovë, tubim kombëtar më 1 tetor
22/09 19:53
Top News – ‘Liria ka emër’ marshon në Bruksel. Strategjia kundër Hagës, tubime dhe peticione
22/09 15:51
Top Channel/ Nisma për ndryshimin e ligjit për Specialen, analistët: A e bën dot vetë Kosova?!
22/09 11:09
Top Channel/ EULEX,“jo më” në Kosovë”:Prishtina të rishikojë marrëdhëniet me misionet ndërkombëtare!
22/09 11:08
Top Channel/ LVV vendos “kushte” për Hagën: Presim kushtetuesen
21/09 22:54