Top Channel/ SHBA i “tërheq veshin” Hungarisë: Mos injoro besimin e NATO
14/03/2024 22:19

Zgjerimi i marrëdhënieve diplomatike mes kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe presidentit rus, Vladimir Putin kanë rritur shqetësimin tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadori amerikan në Hungari paralajmëroi Budapestin që të bëj kujdes pasi si vend aleat I NATO nuk mund të injorojë dhe të minojë besimin, e miqësinë të aleancës. Deklaratat diplomati I bëri gjatë fjalimit të tij në 25-vjetorin e anëtarësimit të Hungarisë në NATO. “Ne nuk mund ta kuptojmë e as ta pranojmë që kryeministri e identifikon SHBA-në si ‘kundërshtaren kryesore’ të Hungarisë”, tha ai ndërsa shtoi se nëse Orban do të vijojë politikat me Kremlinin atëherë SHBA do të vendosë që të mbrojë interesat e saj të sigurisë dhe të aleatëve. Një qëndrim ky që la të hapur dhe mundësinë e përjashtimit të Hungarisë nga NATO. Qëndrimet e Budapestit për ndaljen e dërgimit të ndihmave ushtarake në Ukrainë, ambasadori Pressman I cilësoi si të papranueshme. “Edhe SHBA-ja do paqe. Ne duam që kjo luftë të përfundojë. Por, propozimi hungarez nuk përkon me realitetin”, nënvizoi diplomati gjatë fjalës së mbajtur. Ai tha se SHBA-ja kërkon dialog me Qeverinë hungareze dhe dëshiron raporte të bazuara “në vlera demokratike, sigurinë e përbashkët dhe prosperitetin”. Krahas SHBA-së edhe qeveritë e tjera perëndimore kanë shprehur pakënaqësi lidhur me raportet e ngishta të Orban me Moskën, pavarësisht situatës në Ukrainë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35