Top Channel/SHBA i ndalon hyrjen ekstremistëve izraelitë që po kolonizojnë Bregun Perëndimor
05/12/2023 23:05

Shtetet e Bashkuara thanë të martën se do të refuzojnë vizat për kolonistët ekstremistë izraelitë që sulmojnë palestinezët, duke rritur presionin për të frenuar një valë dhune në Bregun Perëndimor gjatë luftës së vazhdueshme në Gaza. Masat janë masa e parë konkrete nga Shtetet e Bashkuara kundër izraelitëve në luftën gati dy-mujore, në të cilën Presidenti Joe Biden ka nxitur aleatin e SHBA-së për mbrojtjen e civilëve, por gjithashtu ka premtuar mbështetje të fortë. Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara do të refuzojnë hyrjen për këdo që është i përfshirë në "minimin e paqes, sigurisë ose stabilitetit në Bregun Perëndimor" ose që ndërmerr veprime që "kufizojnë në mënyrë të padrejtë aksesin e civilëve në shërbimet thelbësore dhe nevojat themelore". “Ne i kemi nënvizuar qeverisë izraelite nevojën për të bërë më shumë për të mbajtur përgjegjës kolonistët ekstremistë që kanë kryer sulme të dhunshme kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor. Siç ka thënë vazhdimisht Presidenti Biden, ato sulme janë të papranueshme”, vijoi sekretari I shtetit amerikan. Më shumë se 250 palestinezë janë vrarë nga ushtarët dhe kolonistët izraelitë në Bregun Perëndimor, sipas një raporti të qeverisë palestineze, që kur sulmi i Hamasit më 7 tetor ndezi një luftë të re me Izraelin. Pamjet: AFP

Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56