Ndihmës/sekretari amerikan i Thesarit, Paul Ahern deklaroi në Beograd se të gjithë ata serbë nga veriu i Kosovës, të cilët i sanksionoi SHBA-ja, duhet të mbajnë përgjegjësi. “Individët dhe kompanitë objekt i këtyre sanksioneve, duhet të mbahen përgjegjëse, ndërsa aktivitetet e tyre, të cilat shkaktojnë destabilizim, duhet të ndalen”, citon deklaratën e Ahernit Ambasada amerikane në Serbi.