Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në një njoftim të publikuar në rrjetin social X, CENTCOM bëri të ditur se operacioni i ri ka nisur në orët e mëngjesit dhe ka si objektiv goditjen e kapaciteteve ushtarake iraniane. “Në orën 06:00 sipas kohës lindore të SHBA-së, forcat e Komandës Qendrore amerikane nisën një valë sulmesh ndaj Iranit”, thuhet në deklaratën e CENTCOM.