Top Channel/ SHBA godet Rusinë me sanksione të reja
15/04/2021 13:59

Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin sanksione ndaj Rusisë lidhur me pretendimet për ndërhyrje në zgjedhje dhe veprimtari të dëmshme kibernetike, të cilat do të vënë në shënjestër disa individë dhe entitete, thanë burime të afërta me këtë çështje. Me këto sanksione, 30 subjekte hyjnë në listen e zezë amerikane, e do të ketë edhe urdhra për dëbimin e rreth 10 zyrtarëve rusë nga Shtetet e Bashkuara.Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit, nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për të komentuar të tilla pohime. Por është e qartë se një lëvizje e tillë do t`i acarojë edhe më shumë marrëdhëniet e ashpërsuara mes Uashingtonit dhe Moskës, që po e sprovon durimin e perëndimit me grumbullimet ushtarake pranë kufirit me Ukrainën. Sanksionet në shkallë të gjerë pritet të jenë një përgjigje ndaj shkeljes së sigurisë kibernetike që preku softuerin e krijuar nga kompania SolarËinds, për të cilin qeveria amerikan tha se ishte orkestruar me gjasë nga Rusia. Shkelja u dha hakerëve qasje në mijëra kompani dhe zyra qeveritare që përdorin produkte të kësaj kompanie. Presidenti i Microsoft Brad Smith e përshkroi sulmin, i cili u identifikua në dhjetor, si "më të madhin dhe të sofistikuarin që bota ka parë ndonjëherë".Shtetet e Bashkuara gjithashtu synojnë të ndëshkojnë Moskën lidhur me pretendimin për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2020. Në një raport të publikuar muajin e kaluar, agjencitë amerikane të zbulimit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të ketë urdhëruar një fushatë për të ndihmuar shanset për fitore të ish presidentit Trump.

Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47