Top Channel/ SHBA godet Iranin Pas akuzave të Trump për shkelje armëpushimi
26/06/2026 23:34

Pak orë pasi presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Iranin e kishte shkelur armëpushimin, forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara kryen sulme ajrore amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë. Sipas “Reuters”, që citon një zyrtar të administratës amerikane, objektivat e sulmeve ndodheshin në jug të Iranit, pranë Ngushticës së Hormuzit. Nga ana tjetër, mediat shtetërore iraniane raportuan se shpërthimet u dëgjuan në provincën Hormozgan, konkretisht në qytetin Shirik, pa dhënë ende një version zyrtar mbi shkakun apo objektivin e tyre. Zhvillimet vijnë vetëm pak orë pasi presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Iranin për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit. Sipas tij, një dron iranian goditi një anije tregtare, duke dëmtuar kuvertën e sipërme, ndërsa tre dronë të tjerë u rrëzuan nga forcat amerikane. Edhe pse nuk bëri publik emrin e anijes apo kohën e saktë të incidentit, Trump e cilësoi sulmin si një “shkelje të pamend” të armëpushimit. Kur u pyet nëse Teherani do të përballet me pasoja për këtë veprim, presidenti amerikan u përgjigj shkurt: “Do ta zbuloni vetë”, duke lënë të kuptohet se Uashingtoni ishte gati të reagonte. SHBA-ja dhe Irani nënshkruan marrëveshjen e armëpushimit më 18 qershor, me synimin që brenda 60 ditëve të arrihej një marrëveshje përfundimtare. Megjithatë, që prej hyrjes në fuqi të saj, të dyja palët kanë shkëmbyer vazhdimisht akuza për shkelje të angazhimeve, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e armëpushimit dhe rrezikun e një përshkallëzimi të ri në rajon.

Top Channel/ Protestat në Francë, 1200 të arrestuar! Macron: Nuk jemi republika e dhunës
18/10 10:40
Top Channel/ Bie shpyllëzimi i Amazonës, niveli më i ulët që nga viti 1988
18/10 10:33
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59
Top Channel/ Zelensky paralajmëron Europën: Nëse Ukraina bie, do t`ju vijnë 20 milionë refugjatë!
17/10 11:33
Top Channel/ Sulme brutal nga kolonët izraelitë, gazetarja: Kisha treguar dhunën ndaj palestinezëve!
17/10 11:33
Top Channel/ Trump pezullon sanksionet ndaj Rusisë, Moska godet Ukrainën me 332 dronë dhe raketa!
17/10 11:22