Shtetet e Bashkuara kanë nisur sulme ushtarake ndaj Iranit, pasi presidenti Donald Trump deklaroi se Uashingtoni do të përgjigjej pas sulmit të ndërprerë iranian ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se sulmet nisën në orën 20:00 sipas kohës lindore amerikane dhe kanë në shënjestër objektiva ushtarake iraniane. “Sulmet janë një përgjigje e fuqishme ndaj përpjekjes së Iranit për të goditur forcat amerikane me bazë në Lindjen e Mesme“, thuhet në deklaratën e CENTCOM. Pak para nisjes së sulmeve, Trump deklaroi nga Zyra Ovale se SHBA do ta godiste Iranin “shumë fort”. “Do t’i godasim shumë fort, sepse tani është radha jonë. Ata e dinë se çfarë po vjen“, u shpreh presidenti amerikan.