Top Channel/ SHBA, gjykata “rrëzon” tarifat e reja të Trump: Nuk justifikohen me ligjin tregtar!
08/05/2026 11:30

Një gjykatë federale në SHBA i hodhi poshtë tarifat globale prej 10% të vendosura nga presidenti Donald Trump, e doli në përfundimin se këto masa nuk justifikohen me ligjin tregtar të vitit 1974. Ky vendim nuk është vetëm një fitore për bizneset e vogla që kundërshtuan tarifat, thonë mediat vendase, por gjithashtu ngre pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si presidentët mund të përdorin autoritetin ekzekutiv për të imponuar tarifa globale. Gjykata Ndërkombëtare e Tregtisë në SHBA vendosi në favor të bizneseve të vogla, të cilat argumentuan se tarifat e reja ishin një përpjekje për të anashkaluar një vendim të mëparshëm të Gjykatës Supreme e cila kishte rrëzuar tarifa të ngjashme të vendosura nga Trump në vitin 2025, sipas Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës. Vendimi u mor me shumicë 2‑1, ndërsa një gjyqtar u shpreh se ishte e parakohshme t’u jepej fitore paditësve në këtë fazë. Në urdhrin e tij të shkurtit, Trump iu referua Seksionit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, i cili i lejon presidentit të vendosë tarifa deri në 150 ditë për të korrigjuar “deficitet serioze të bilancit të pagesave” ose për të parandaluar një zhvlerësim të mundshëm të dollarit. Sidoqoftë, gjykata vendosi se ky ligj nuk ishte një mjet i përshtatshëm për të menaxhuar deficitet tregtare të përmendura në urdhrin e presidentit. Sipas ekspertëve, vendimi ka pasoja të rëndësishme për ekonominë dhe politikën tregtare amerikane, pasi kufizon aftësinë e administratës për të përdorur autoritetin ekzekutiv për të imponuar tarifa të përgjithshme pa miratimin ose mbikëqyrjen e Kongresit, ndërsa për bizneset e vogla, sjell lehtësim të menjëhershëm, duke hequr barrën e shtuar të tarifave dhe duke ruajtur stabilitetin e kostove të import-eksportit.

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09