Top Channel/ SHBA gati të ndërhyjë për Shqipërinë: “E zgjidhim ne çështjen me Sofjen”!
28/06/2022 21:36

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ndërhyjnë për zgjidhjen e ngërcit me Sofjen që ka bllokuar Maqedoninë e Veriut e po mban peng edhe Shqipërinë në përpjekjet për të marrë dritën jeshile të negociatave të anëtarësimit. Washingtoni u ofrua të luajë “një rol konstruktiv në lehtësimin e një kompromisi”, mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili do t’i hapte rrugë nisjes zyrtare të bisedimeve për Shkupin, e për rrjedhojë, edhe për Shqipërinë. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, i tha Zërit të Amerikës se “duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi për vendet e rajonit dhe për Europën më gjerësisht, ne shpresojmë se përpjekjet diplomatike do të vazhdojnë dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë aty ku është e dobishme”. Zëdhënësi thekoi gjithashtu se “përshëndesim Francën për përpjekjet e saj për të sjellë një zgjidhje të suksesshme me qëllimin që të nisin sa më shpejt negociatat zyrtare”. Franca mban deri në fund të qershorit presidencën e radhës së BE-së, e u përpoq ta shfryëzonte këtë periudhë të mbetur kohe për të përshpejtuar procesin e ngecur, përmes një propozimi kompromisi mes Sofjes dhe Shkupit. Propozimi francez parashikon ndër të tjera përfshirjen në kushtetutë të të drejtave të shtetasve bullgarë në Maqedoninë e Veriut, apo dhe mosnjohjen prej saj të gjuhës maqedonase. Por kryeministri maqedonas Dimitar Kocacevski e bëri të qartë se në formën aktuale, ky propozim është i papranueshëm për të dhe kërkoi rishikimin e draftit. Kjo gjë deri më tani, nuk ka ndodhur. Zyrtarët maqedonas po presin të shohin cfarë do të bëhet deri të enjten, që është dhe dita e fundit e presidencës franceze të bllokut europian. Pas kësaj, drejtimin e Këshillit e merr Republika Ceke, e cila e ka treguar se procesin e zgjerimit, nuk e ka në listën e prioriteteve të saj. Pamjet: AFP

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30