Trupat amerikane dhe izraelite kanë nisur sulme të gjera në të gjithë Teheranin, ku raportohet për ndërprerje masive të energjisë elektrike. Në një deklaratë të shkurtër, ushtria izraelite tha se forcat e saj "aktualisht po godasin objektiva të regjimit terrorist iranian në të gjithë Teheranin", pa dhënë detaje të mëtejshme mbi vendet e synuara ose shkallën e operacionit. Mediat e huaja raportojnë se SHBA dhe Izraeli bombarduan, për herë të dytë brenda javës, një universitet në Iranin qendror, ndërsa ky i fundit ka kërcënuar se do të sulmojë universitetet amerikane dhe ato izraelite. Teherani kërkoi që SHBA të dënojë sulmet deri të martën në orën 12.00, sipas orës lokale, për të shmangur hakmarrjen. Ndërkohë, të dielën në frontin e luftës mbërriti një anije e Marinës Amerikane me rreth 3500 ushtarë, pas paralajmërimeve të Pentagonit për nisjen e sulmeve tokësore. Komanda Qendrore e SHBA-së tha se përveç Marinës, në Lindjen e Mesme mbërritën edhe avionë transporti dhe sulmi.