Top Channel/ SHBA, furtunë mbi USAID! Rubio konfirmon: Mbyllen mbi 80% e programeve
10/03/2025 19:59

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio lajmëroi sot se SHBA ka anuluar zyrtarisht 83% të programeve në USAID. Sipas tij, ato që kanë mbetur do të administrohen nga Departamenti i Shtetit. Rubio: Pas një shqyrtimi 6-javor, ne po anulojmë zyrtarisht 83% të programeve në USAID. 5200 kontratat që tani janë anuluar shpenzuan dhjetra miliarda dollarë në mënyra që nuk shërbyen (dhe në disa raste edhe dëmtonin) interesat kyçe kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Në konsultim me Kongresin, ne kemi për qëllim që 18% e mbetur të programeve që po mbajmë (afro 1000) të administrohen tani më efektivisht nën Departamentin e Shtetit. Faleminderit DOGE dhe stafit tonë të palodhur që punoi shumë orë për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike. Me rikthimin në Shtëpinë e Bardhë, Donald Tramp firmosi një urdhër për pezullimin e ndihmës së huaj nëpërmjet USAID në mbarë botën, duke argumentuar se paratë e taksapaguesve amerikanë po shpërdoroheshin ose mbështesin agjendën politike të Soros. Urdhri, i cili hyri në fuqi më 27 janar, ndalonte aktivitetet e financuara nga SHBA-ja për tre muaj, derisa të përfundonte një proces vlerësimi “për t’u siguruar që ato janë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA-së nën agjendën Amerika e Para”, thuhet në një deklaratë të USAID. Kjo ka prekur menjëherë një sërë organizatash, përfshi edhe Shqipërinë. Nga viti 2020 deri në fund të vitit 2024, Shtetet e Bashkuara kanë investuar 1.7 miliardë dollarë në ndihmë në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur organizata të shoqërisë civile dhe institucione shtetërore dhe projekte, duke filluar nga të drejtat e njeriut dhe media e deri tek efikasiteti energjetik. Ambasada amerikane në Tiranë konfirmoi në fund të janarit ndërprerjen e fondeve për institucionet dhe organizatat shqiptare deri në një moment të dytë. Në një letër dërguar Ministrisë së Jashtme shqiptare, ambasada amerikane tha se “dëshiron të informojë qeverinë e Republikës së Shqipërisë për qëllimin e Urdhrit Ekzekutiv të SHBA-së për të ndërprerë zbatimin, detyrimet e reja dhe disbursimet e fondeve në pritje të rishikimit të të gjitha programeve të ndihmës së huaj. Partnerët e programit dhe zbatuesit e programeve të asistencës të financuara nga SHBA-ja në Shqipëri janë duke u njoftuar për këtë veprim.” Në letër përmenden të paktën 30 institucione. Ato përfshijnë SPAK, gjykatat, zyrat e prokurorisë dhe ministritë e Mbrojtjes, Arsimit dhe Sportit dhe Financave.

Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30