Top Channel/ SHBA, frikë nga dhuna në zgjedhje, qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku
04/11/2024 19:32

Nga xhamat antiplumb tek dyert e çelikut, janë disa nga masat e shtuara të sigurisë në qendrat e votimit në SHBA, një ditë përpara zgjedhjeve presidenciale. Masat janë shtuar për të shmangur cdo akt të mundshëm dhune, bazuar në rritjen e vazhdueshme të kërcënimeve dhe ngacmimeve ndaj punonjësve të zgjedhjeve. Shumë qendra kanë trajnuar punëtorët e tyre për taktikat e de-përshkallëzimit. Ata kanë kryer stërvitje në mënyrë që të shmangin ndonjë përplasje mes votuesve. Autoritetet janë të shqetësuara për ngritjen e lëvizjes së krahut të djathtë për mohimin e zgjedhjeve, e cila filloi në vitin 2020 pas refuzimit të humbjes nga Donald Trump. Në Uashington DC, shefi i policisë tha në një konferencë shtypi se më shumë se 3,000 oficerë policie do të punojnë me turne 12-orëshe. Në qarkun Maricopa, në Arizona, janë vënë re disa nga masat më të dukshme të sigurisë, të nxitura nga kërcënimet e vazhdueshme. Sherifi i qarkut konfirmoi se do të përdorën drone gjatë ditës së zgjedhjeve, megjithëse nuk është ende e qartë nëse do të vendosen edhe snajperë në çati. Ndërkohë Agjencia e lajmeve Reuters ka përgatitur një listë të njerëzve që Donald Trump ka sugjeruar se do t’i hetonte ose ndiqte penalisht nëse rizgjidhet për një mandat të dytë presidencial. Trump ka kërkuar hetime për Kamala Harris, Presidentin Joe Biden, ish-Presidentin Barack Obama dhe Liz Cheney, një ish-kongresmene republikane dhe kundërshtare e zëshme e tij. Në një tubim në shtator në Pensilvani, Trump tha se Harris, zëvendës-presidentja e SHBA-së, ishte përgjegjëse për “historinë më të madhe të krimit të kohës sonë”, duke iu referuar kalimeve të paligjshme të kufirit. Sipas tij, ajo duhet të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht për veprimet e saj. Donald Trump i ka cilësuar demokratët si mashtrues, ka quajtur votat me postë të korruptuara dhe ka nxitur mbështetësit të votojnë masivisht që zgjedhjet të bëhen “shumë të mëdha për t’u manipuluar”. I pyetur nga Fox Neës nëse priste kaos në Ditën e Zgjedhjeve, Donald Trump u përgjigj se problemi më i madh ishte “armiku nga brenda”. Trump gjithashtu ka paralajmëruar CEO-n e Meta-s, Mark Zuckerberg, dhe Google-in për atë që ai pretendon të jetë ndërhyrje e mundshme në zgjedhje në platformat e tyre teknologjike.

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57