Top Channel/ SHBA “fik” Republikën Srpska! Ambasada: Nëse ndaheni, s’ekzistoni tej kufijve të Bosnjës
24/05/2024 19:22

Njoftimi i qeverisë së Republikës serbe se do të hartojë brenda 30 ditësh një marrëveshje për ndarje paqësore e cila do t’i dërgohet më pas entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnje Hercegovinës, është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara. Në reagimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Bosnje, thuhet se kjo nënkupton shkëputjen e Republikës Serbe, duke e cilësuar si “një veprim të rrezikshëm, të papërgjegjshëm, anti Dejton dhe që vë në rrezik tërësinë tokësore, sovranitetin dhe karakterin shumetnik të Bosnjës dhe Hercegovinës. Këto janë interesa thelbësore amerikane. Shtetet e Bashkuara do t'i mbrojnë ato, ndër të tjera, duke kërkuar përgjegjësi nga ata që i vënë në rrezik”. Në reagimin e ambasadës së SHBA-ve, thuhet mes të tjerash se Kushtetuta e Bosnjës nuk u jep të drejtën e shkëputjes njësive të saj përbërëse. “Republika Serbe mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnjës dhe Hercegovinës. Shkëputja ose ‘ndarja’ e Republikës Serbe nuk do të thotë pavarësi për të ose fund për Bosnjën, por fund për Republikën Serbe”, thuhet në reagim. Po ashtu ndër të tjera theksohet se deklaratat e zotit Dodik vënë në rrezik edhe të ardhmen euroatlantike që dëshirojnë qytetarët e Bosnjës. Kujtojmë që presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik dhe disa zyrtarë të tjerë serbë të Bosnjës janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, pjesërisht për rrezikimin e një marrëveshjeje të paqes të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që i dha fund luftës në Bosnje e cila la pas vetes mbi 100 mijë te vrarë dhe miliona të zhvendosur. Pamejt: AFP

Top Channel / SHBA, 4 të vdekur nga uragani! Gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete
10/10 23:39
Top Channel / Huthit godasin Riadin, raketa mbi aeroport, dhjetëra të plagosur
10/10 23:35
Top Channel / Trump trondit Zelenskyn: Duhet President i ri në Ukrainë
10/10 23:28
Top Channel / BE kundër Trump për naftën ruse, Kallas: Po financon luftën e Moskës
10/10 23:26
Top News-SHBA fundos ekonomikisht Iranin. Ulen shkëmbimet tregtare, inflacioni arrin rekord historik
10/10 22:30
Top News- Turqia merr vendimin e madh, i bashkohet vendeve të tjera: Jo rrjete sociale për fëmijët
10/10 22:00
Top News – Papa Leoni XIV kundër dënimit me vdekje. ‘Është sulm ndaj dinjitetit të njeriut’
10/10 21:59
Top News – Europa dhe Londra nuk pajtohen me Trump. ‘Presioni mbi Moskën duhet të vijojë’
10/10 21:30
Top News – ‘E meriton dënimin me vdekje’. JD Vance flet për ekzekutimin e Nidal Hasan – S’do e shoh
10/10 21:00
Top News – Zelensky i ashpër me presidentin Trump. Sulme vdekjeprurëse pas paktit me rusinë për naftën
10/10 20:47
Top News- BE “ultimatum” Trump: Hiq sanksionet ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale
10/10 20:00
Top Channel / Uragani “Isaias” godet SHBA! Alarm në Alabama, Xhorxhia dhe Florida
10/10 19:35
Top News- Erërat e egra “gjynjëzojnë” SHBA, përmbytje e shkatërrim nga uragani i frikshëm Isaias
10/10 18:00
Top News – Stuhitë godasin Italinë, qytete nën ujë/ Kërkohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme
10/10 15:30
Top Channel/ Turqia kufizon rrjetet sociale, platformat duhet të ndalojnë përdorimin nën 15 vjeç
10/10 15:19
Top Channel/ Në Tokë pas tetë muajsh në ISS, katër astronautë kthehen nga stacioni hapësinor
10/10 14:23
Top Channel/ Bombat ruse vrasin 11 civilë! Tre fëmijë mes viktimave në Zaporizhzhia
10/10 14:23
Top Channel/ Gjermania vijon presionin ndaj Moskës, SHBA lehtëson kufizimet për naftën ruse
10/10 14:23
Top Channel/ Putin i hapur për ulje tensionesh! Kremlini flet për propozime të Trumpit
10/10 14:22
Top News – Terroristi serb del hapur/ Milan Radoiçiç në fushatë me Vuçiç përkrah djalit të tij
10/10 14:00