Top Channel/ SHBA feston 250-vjetorin në Tiranë, Berisha mungon
18/06/2026 00:18

Në prag të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 4 korrik, Ambasada Amerikane në Tiranë organizoi një pritje në kryeqytet, ku bëri bashkë diplomatë, politikanë, akademikë, e më gjer. E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, kujtoi ngjarjet e 4 korrikut 1776, duke cituar dhe presidentin e vendit, Donald Trump. “Më 4 Korrik 1776, një grup vizionarësh amerikanë i deklaruan botës se të gjithë janë krijuar të barabartë, me të drejtën për jetë, liri dhe ndjekjen e lumturisë. Siç ka thënë Presidenti Trump: ‘Edhe sot e kësaj dite, këto fjalë i japin jetë Republikës sonë, trazojnë zemrat e çdo qytetari dhe frymëzojnë mënyrën tonë të jetesës… Për gati dy shekuj e gjysmë, nuk ka pasur pengesë më të madhe ndaj tiranisë dhe shtypjes se sa këto fjalë të fuqishme’”. Diplomatja amerikane solli në vëmendje rrugëtimin e vështirë të Shqipërisë gjatë komunizmit dhe vlerësoi luftën për demokraci. “Për 250 vjet, Amerika ka qenë një fener shprese për njerëzit në mbarë botën që dëshirojnë të marrin frymë të lirë. Shqiptarët e njohin mirë atë dëshirë. Udhëtimi i kombit tuaj nga shtypja dhe izolimi drejt demokracisë dhe aleancës Perëndimore është një nga historitë e mëdha të suksesit të kohës sonë. Ju po ndërtoni një shoqëri dhe institucione që nxisin parimet e lirisë dhe drejtësisë për të gjithë dhe e keni bërë këtë përmes guximit dhe sakrificës vetjake”.

Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:27
Top Channel/Nis kontrolli në biznese, policia futet brenda dhe kontrollon njerëzit, shoqërohet njëri
20/10 21:25
Top Channel/ Vijojnë tensionet në protestë, policia ka filluar patrullimet për shoqërime
20/10 21:22
Top Channel/ Protestuesi lëndohet me shkop gome, ishte në Bulevard drejt Kryeministrisë
20/10 21:22
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:21
Top Channel/ Rikthehet tension në Bulevard, protestues dhe sërish policë me ujë e gaz lotsjellës
20/10 21:19
Top Channel/ Vazhdon protesta në kryeqytet, sërish përplasje me policinë
20/10 20:52
Top Channel/ Berisha thirrje policisë: Mos u shisni për 2500 euro, do e pasoni shumë keq
20/10 20:51
Top Channel/ Zjarr e gaz! Vijon kaosi në Tiranë, policia shpërndan protestuesit
20/10 20:49
Top Channel/ “Ne mbështesim protestën”, Berisha: Na sulmoj selinë, vetëm për të…
20/10 20:40
Top Channel/ “U vërsul ndaj të rinjve me dhunë”, Berisha: Rama mendonte se do kishte Tiranën e qetë
20/10 20:37
Top News- Begaj takime në Presidencë/ Diskuton me ambasadorë e ish-presidentë për protestat
20/10 20:37