Top Channel/ SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, Trump organizon festë madhështore
03/07/2026 23:22

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë këtë 4 korrik 250-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë të shënuar për kombin amerikan janë parashikuar një sërë aktivitetesh, përfshirë një festë që do të organizojë Presidenti Donald Trump. Dita e Pavarësisë së SHBA-së ka në bazë të saj ushqimet dhe kulturën amerikane: paradat, gatimet në ambient të hapur, si dhe fishekzjarrët. Komisioni i krijuar nga Kongresi Amerikan për festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë tha se po organizon festa në disa qytete. Presidenti Donald Trump pritet të mbajë një fjalim në ambient të hapur, në festën e 4 korrikut. "Do të mbaj një fjalim vërtet të gjatë vetëm për të treguar se mund të bëj gjithçka", tha Presidenti Trump. Më 4 korrik të vitit 1776, Kongresi Kontinental miratoi bashkërisht Deklaratën e Pavarësisë, një dokument përmes të cilit kolonitë amerikane njoftuan shkëputjen nga Britania e Madhe. Një vit më vonë, në Filadelfia pati festime spontane për të shënuar përvjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Festimet megjithatë do të bëheshin pjesë e kulturës së përbashkët vetëm pas luftës së vitit 1812. John Adams, një prej etërve themelues të kombit amerikan, insistonte që përkujtimi i pavarësisë së Amerikës “të kremtohet plot madhështi, me parada, shfaqje, lojëra, sporte, kambana, zjarre, dhe ndriçime nga njëri skaj i kontinentit tek tjetri, tani dhe përgjithmonë”. Për shumë amerikanë, 4 korriku është gjithashtu një shans për të lënë mënjanë dallimet politike dhe për të festuar bashkimin, duke reflektuar mbi revolucionin që solli në jetë demokracinë më jetëgjatë në histori.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55