Kreu i komandës qendrore amerikane, gjenerali Frank McKenzie e pranoi se sulmi me dron i 29 gushtit pranë aeroportit të Kabulit ishte një gabim. 10 vetë humbën jetën në atë goditje, ku SHBA-ja mendonte se ishte duke shënjestruar një terrorist por vrau vetëm një punonjës humanitar e disa persona të tjerë në zonë.