Në Bashkimi Europian po intensifikohet debati për emërimin e një të dërguari të posaçëm që do të angazhohej drejtpërdrejt me Rusinë, në një kohë kur Europa ka mbetur jashtë bisedimeve për përfundimin e luftës në Ukrainë. Negociatat e fundit tripaleshe mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së në Gjenevë dhe Abu Dhabi u zhvilluan pa përfaqësim evropian.