Përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kanë dënuar me forcë sulmin në Deçan, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri u vranë tri persona e u plagos një i katërt. Viktimat e ngjarjes së rëndë ishin shoferi i autobusit që vdiq në vend, dhe dy nxënës. I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe shprehur ngushëllimet e tij.