Rregullat e ngurta të udhëtimit që autoritetet amerikane vendosën për shkak të pandemisë, do të ndryshojnë. Shtetet e Bashkuara do të lejojnë së shpejti hyrjen e shtetasve të huaj përmes transportit ajror e vlefshme kjo për personat që janë plotësisht të vaksinuar, ose atyre që paraqesin një test negativ për COVID-19 të bërë brenda 24 orëve para udhëtimit.