Pavarësisht se e kanë kundërshtuar me forcë këtë projekt Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje me Gjermanine, që do të lejojë përfundimin e tubacionit të gazit rus në Evropë, Nord Stream 2, pa sanksione të mëtejshme nga SHBA-ja. Pë rte qetësuar Washingtonin, Berlini u angazhua të ndërmarrë veprime të nivelit kombëtar dhe për të bërë presion, përfshirë sanksione në nivelin europian, nëse Moska përdor energjinë si armë në marrëdhëniet me vendet e tjera.