Top Channel/ SHBA do t’i japë raketa Gjermanisë, acarohet Putin: Do përgjigjemi njësoj, lufta…
29/07/2024 19:26

Presidenti Vladimir Putin, thotë se Rusia mund të dislokojë armë të reja sulmuese në përgjigje të një plani amerikan për vendosjen e raketave në Gjermani. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë sinjalizuar kohët e fundit gatishmërinë për të dislokuar armë me rreze të mesme veprimi që ishin të ndaluara për dhjetëra vite në bazë të një traktati të periudhës së Luftës së Ftohtë. Televizioni shtetëror rus transmetoi të dielën festimet në Shën Petersburg me rastin e ‘Ditës së Marinës’. Të pranishëm në festime ishin drejtues të lartë nga 31 vende, përfshirë Kinën, Indinë, Iranin dhe Afrikën e Jugut. Gjatë ceremonisë, marina ruse lëshoi raketa nga anije të ndryshme të flotës së Detit të Zi dhe avionët luftarakë fluturonin në qiell. Ky demonstrim force, bëhet ndërsa kohët e fundit Shtetet e Bashkuara njoftuan një plan të ri për të dislokuar në Gjermani raketa me rreze të gjatë veprimi deri në vitin 2026. Për vëzhguesit e jashtëm dhe Presidentin Putin, kjo duket si një histori që përsëritet, ajo e Luftës së Ftohtë. Në një deklaratë të përbashkët nga Shtëpia e Bardhë, zyrtarët amerikanë dhe gjermanë thanë se shfrytëzimi i aftësive të përparuara demonstron përkushtimin ndaj NATO-s dhe kontributit të saj për politikën e integruar evropiane për parandalimin e luftës.

Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42