Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione kundër Industrisë së Naftës së Serbisë, NIS, e pohuar kjo nga vetë Aleksandar Vucic. Presidenti serb u shpreh se një lëvizje e tillë i është konfirmuar tashmë nga nënsekretari amerikan i Shtetit për Rritje Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose Fernandez.