Top Channel/ SHBA dhe Rusia, bashkë në OKB/ Rezoluta që thelloi përçarjen e perëndimit
24/02/2025 22:29

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka mbështetur një rezolutë të hartuar nga Ukraina dhe Bashkimi Evropian që dënon agresionin rus. Votimi i kësaj rezolute erdhi pas një debati të ashpër dhe një përplasjeje diplomatike që pasqyron thellimin e hendekut mes SHBA-ve dhe Evropës. Rezoluta, nëpërmjet së cilës kërkohet që Rusia të tërheqë trupat e saj nga territori ukrainas dhe ta njohë atë si një shtet viktimë të agresionit, mori mbështetje të gjerë me 93 vota pro. Megjithatë, 18 shtete, përfshirë SHBA-në, Rusinë, Bjellorusinë dhe Korenë e Veriut, votuan kundër, duke theksuar përçarjet e thella midis fuqive të mëdha. Rezoluta e propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila kërkonte një fund të shpejtë të luftës, por pa akuzuar drejtpërdrejt Rusinë për agresionin, nuk arriti të kalonte. Misioni i Shteteve të Bashkuara në OKB e ndryshoi qëndrimin e tij për rezolutën në mbështetje të Ukrainës, menjëherë pas miratimit nga Asambleja e Përgjithshme. SHBA-të fillimisht kishin votuar kundër, por më pas ambasadorja shpjegoi se kishte pasur një gabim në përdorimin e butonit, duke thënë se votimi ishte abstenim dhe jo kundër. Edhe Izraeli abstenoi. Ky votim shënoi një moment kyç në politikën globale, duke nxjerrë në pah tensionet në rritje midis fuqive perëndimore, si dhe ndikimin që ka konflikti në Ukrainë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Administrata e Trump ka shfaqur qartë një qasje më të butë ndaj Moskës dhe ka theksuar nevojën për të arritur një marrëveshje paqeje që mund të përfshijë zhvillimin ekonomik të Ukrainës dhe Rusisë, duke shmangur përpjekjet për të fajësuar drejtpërdrejt Kremlinin.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55