Me avancimin e tyre të sigurtë ekonomik, SHBA- ja dhe Kina e kanë lënë pas Bashkimin Europian. Kjo gjë doli në pah edhe në samitin e Budapestit, ku u dëshmua me vendet anëtare po kërkojnë të forcojnë më shumë shumë aftësinë e konkurrencës. Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane dhe ish-kryeministri i Italisë, Mario Draghi shpjegoi përpara 27 krerëve të shteteve dhe qeverive se Europa e ka mundësinë për të rifituar këtë aftësi. Draghi e bëri të qartë se koha nuk pret.