Nga ceremonia e nisjes së punimeve për ndërtimin në Tropojë të një parku Eolik i cili pritet të prodhojë 600 MË energji të rinovueshme, nga një kompani amerikane, kryeministri Edi Rama tha se “ky është një zhvillim i rëndësishëm për të përmbushur synimin që Shqipëria të jetë vend sovran në prodhimin e energjisë”. Në prezencën e të dërguarës me punë të SHBA në Tiranë Nancy VanHonr dhe zëvendës kryeministres Belinda Balluku njëherazi ministre e infrastrukturës dhe energjisë, kryeministri Edi Rama, u kujdes të dërgonte mesazhin e të mbajturit larg të investimeve nga Kina ne vendin tonë. Amerikanët që kemi këtu nga ana e sektorit privat tha kryeministri bashkë me të tjerët sepse jo vetëm që nuk kanë ndeshur në Tiranë asnjë pengesë të kësaj natyre, por përkundrazi, e kanë pasur qeverinë në krah, në çdo hap edhe për të kapërcyer edhe pengesa burokratike absurde në nivelin vendor.