Zyrtarë amerikanë pohuan se Ukraina ka nisur të përdorë raketa balistike me rreze të gjatë veprimi, të cilat Shtetet e Bashkuara ia kanë dorëzuar fshehurazi më herët për të përballur ofensivën ruse. Armët janë pjesë e një pakete ndihme prej 300 milionë dollarësh, e cila ishte aprovuar në muajin mars nga presidenti Joe Biden, e në terren kanë mbërritur më herët këtë muaj.