Demokratët fituan në balotazhin e Xhorxhias, duke vulosur kështu kontrollin e Senatit, pas garës së ashpër të zhvilluar në këtë shtet. Raphael Warnock arriti të zbrapsë rivalin republikan Herschel Walker në një përballje që kishte mbetur e pezull prej muajsh pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Partia e presidentit Joe Biden ka tani shumicën në dhomën e lartë të Kongresit amerikan, me 51 vende kundrejt 49 që siguruan republikanët.