Top Channel/ SHBA cakton “afat” për Groenlandën, Macron thirrje europianëve
07/01/2026 23:14

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se planifikon të takohet me zyrtarë danezë javën e ardhshme për të diskutuar për Groenlandën, ndërsa një krizë po përshkallëzohet brenda NATO-s për shkak të kërcënimeve të presidentit Donald Trump për të marrë territorin e Arktikut. Një takim urgjent ishte kërkuar nga ministrat e jashtëm të Groenlandës dhe Danimarkës, e cila ka thënë se çdo pushtim ose marrje e territorit nga aleati i saj në NATO do të shënonte fundin e aleancës ushtarake perëndimore dhe "sigurisë pas Luftës së Dytë Botërore". Duke folur me gazetarët në Ëashington, Rubio nuk iu përgjigj drejtpërdrejt një pyetjeje nëse administrata Trump ishte e gatshme të rrezikonte aleancën duke avancuar me një opsion ushtarak për të fituar kontrollin e Groenlandës. "Nuk jam këtu për të folur për Danimarkën apo ndërhyrjen ushtarake, do të takohem me ta javën e ardhshme. Do t'i zhvillojmë bisedat me ta kur të vijë momenti, por nuk kam asgjë tjetër për të shtuar për këtë”, tha ai. Franca ka thënë se po punon me aleatët se si t’i përgjigjen nëse SHBA-ja pushton Groenlandën. “Duam të veprojmë, por duam ta bëjmë bashkë me aleatët evropianë”, ka theksuar ministri i Jashtëm, Barrot.

Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45