Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nisi me ritëm të shpejtë turneun e tij aziatik të dielën, duke shpallur një sërë marrëveshjesh tregtare në Malajzi dhe duke marrë pjesë në nënshkrimin e një armëpushimi të zgjeruar midis Tajlandës dhe Kamboxhias, që ai e kishte ndërmjetësuar në korrik. “Administrata ime filloi menjëherë të punojë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Të gjithë ishin disi të habitur që e arritëm armëpushimin kaq shpejt”, tha Trump.