Top Channel/ SHBA bombardon në Afganistan/ Godet objektivat e ISIS për hakmarrje ndaj sulmeve
28/08/2021 11:33

Një ditë pasi Presidenti Joe Biden paralajmëroi se do hakmerret pas sulmit terrorist të organizuar nga ISIS, Shtetet e Bashkuara sulmuan me dron një prej organizatorëve të Shtetit Islamik në Afganistanin lindor. Ngjarja vjen si kundërpërgjigje pas sulmit terrorist jashtë aeroportit të Kabulit, ku mbetën të vrarë dhe rreth 170 qytetarë, mes të cilëve 13 ushtarë amerikanë. Anëtari i dyshuar i grupit ISIS ështe shënjestruar në Provincën Nangahar. Një dron Reaper, i lëshuar nga Lindja e Mesme, goditi militantin ndërsa ai ishte në një makinë me një anëtar tjetër të shtetit islamik, duke i vrarë të dy, tha një zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters. Shumica e ekstremistëve të ISIS besohet se fshihen në provincën në lindje të Kabulit. Presidenti Joe Biden u zotua të premten se Washingtoni do të gjejë personat përgjegjës për sulmin terrorist dhe tha se ka udhëzuar Pentagonin të hartojë plane për të goditur autorët. “Ata që kryen këtë sulm, si dhe kushdo që kërkon që do t’i bëjë keq Amerikës duhet ta dijë se: Ne nuk do të falim, do t’ju kapim dhe do t’ju bëjmë të paguani”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë, agjencia Reuters shkruan se forcat amerikane në Kabul po përgatiten për sulme të tjera nga Shteti Islamik. Në dy javët e fundit, më shumë se 100.000 shtetas janë evakuuar nga vendi, që tashmë drejtohet nga talebanët, ndërsa afati i caktuar nga SHBA për të tërhequr trupat e saj, përfundon të martën.

Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
DIGITALB DIGITALB