Top Channel/ SHBA bllokon 33 anije, Trump urdhër marinës: Qëlloni këdo që vendos mina
23/04/2026 20:06

Në një kohë kur Teherani nuk konfirmon negociatat me Uashingtonin, presidenti amerikan, Donald Trump, urdhëron marinën amerikane të qëllojë mbi anijet iraniane në Ngushticën e Hormuzit. “Kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë dhe fundosë çdo anije, sado e vogël, që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit. Nuk k asnjë hezitim. Ne po e pastrojmë Ngushticën tani dhe urdhëroj që kjo të vazhdojë në nivel të trefishuar”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa vijoi sulmet ndaj Iranit, teksa tha se “ata nuk e dinë kush është udhëheqësi i tyre”, duke ngritur dyshime për përplasje të forta brenda vendit. Sipas presidentit Trump, Teherani mezi po pret të bëjë një marrëveshje, duke shtuar se gjërat po funksionojnë mirë. Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së tha se, që nga fillimi i bllokadës detare ndaj Iranit, kanë urdhëruar 33 anije të ndryshojnë kurs ose të rikthehen mbrapsht. Paralajmërimeve të presidentit Donald Trump ju shtua edhe kërcënimi nga Izraeli, i cili tha se është i përgatitur për ta kthyer Iranin “në epokën e errët dhe të gurtë”. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se ushtria izraelite po “pret dritën jeshile nga SHBA për të përfunduar eliminimin e dinastisë Khamenei”. "Sulmi këtë herë do të jetë i ndryshëm dhe vdekjeprurës, me goditje shkatërruese në vendet më të dhimbshme - që do të trondisin dhe shembin themelet e Irani", u shpreh ministri Katz. Lëvizjet nga SHBA dhe Izraeli vijnë pasi Irani njoftoi se Republika Islamike ka marrë të ardhurat e para nga tarifat e vendosura anijeve që përdorin Ngushticën e Hormuzit dhe i ka depozituar në Bankën Qendrore të vendit. Teherani kërcënoi gjithashtu se nëse do të tentohet një hapje me forcë e rrugës detare, “atëherë do të hapen portat e ferrit”, ndërsa njoftoi se parlamenti iranian dhe Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare po shqyrtojnë së bashku një plan për atë që e quajnë “kontroll sovran” mbi Gjirin e Hormuzit.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05