Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë stërvitjen më të madhe ushtarake që është mbajtur nganjëherë mes këtyre dy vendeve. Mbi 2500 trupa ushtarakë dhe 610 makineri të ndryshme luftarake u përdorën gjatë manovrave luftuese. Stërvitja ushtarake u mbajt në qytetin Pocheon, rreth 30 kilometra larg kufirit të Koresë së Veriut. trajnimi ushtarak u mbajt në kuadër të 75-vjetorit të themelimit të forcave të armatosura koreane dhe 70-vjetorin e aleancës mes Koresë së Jugut dhe SHBA.