Top Channel/ SHBA-Angli, tërhiqen para Putinit? S`ka dritë jeshile për raketat e Ukrainës!
14/09/2024 11:13

Kryeministri britanik Keir Starmer nuk dha ndonjë sinjal pas bisedimeve me shefin e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden se kërkesa e Ukrainës për t`u lejuar të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi në thellësi të Rusisë, do të plotësohej. I pyetur nëse e kishte bindur Bidenin t`i lejohej Kievit lëshimi i raketave "Storm Shadoë" në Rusi, Sir Keir u shpreh vetëm se ata kishin pasur "një diskutim të gjatë dhe produktiv në një numër frontesh, duke përfshirë Ukrainën, siç mund ta prisnit, Lindjen e Mesme, dhe rajonin e Indo-Paqësorit”. Shtëpia e Bardhë nga ana tjeter pohoi se ata gjithashtu kishin shprehur "shqetësim të thellë për ofrimin e armëve vdekjeprurëse nga Irani dhe Koreja e Veriut për Rusinë". Më herët presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi vendet perëndimore që të mos lejonin Ukrainën të lëshojë raketa me rreze të gjatë veprimi ndaj Rusisë. Një gjë e tillë, tha ai, do t`i vendosë në konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën. Shtetet e Bashkuara, të shqetësuara për çdo hap që mund të përshkallëzojë konfliktin, janë treguar të matura më parë para se t’u përgjigjeshin kërkesave të Ukrainës për armë të caktuara, përfshirë tanke të avancuara, raketa dhe sisteme raketash dhe avionë luftarakë F-16. Deri tani, SHBA e ka lejuar Ukrainën të përdorë armë të dërguara nga Amerika vetëm në një zonë të kufizuar brenda kufirit të Rusisë me Ukrainën. Starmer pohoi se bisedimet për këtë çështje do të vazhdojnë kur udhëheqësit globalë të mblidhen për mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë muaj. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka bërë trysni udhëheqësve ushtarakë amerikanë dhe aleatëve që të shkojnë shumë më tej. Ai argumenton se Shtetet e Bashkuara duhet t’i lejojnë Ukrainës të godasë bazat ajrore ruse nga ku fillohen sulmet pranë kufirit, pasi Rusia ka shtuar sulmet ndaj rrjetit energjitik të Ukrainës dhe shërbimeve, teksa po afron stina e dimrit."

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57