Top Channel/ SHBA akuzon Iranin për komplot: U tentua vrasja e ambasadores izraelite në Meksikë
08/11/2025 22:35

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli akuzuan Iranin se është përpjekur të vrasë ambasadorin e Izraelit në Meksikë, por Teherani e hodhi poshtë pretendimin si një "gënjeshtër të madhe", ndërsa qeveria meksikane që tha se nuk ishte në dijeni të komplotit. Izraeli tha se autoritetet meksikane kishin ndërhyrë duke parandaluar vrasjen e ambasadores të saj, Einat Kranz-Neiger, por ministria e jashtme e Meksikës tha më vonë se nuk kishte marrë "asnjë informacion" mbi incidentin e supozuar. Pa përmendur Shtetet e Bashkuara ose Izraelin, Sekretariati i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Qytetarëve i Meksikës, i cili mbikëqyr inteligjencën, tha se ishte i hapur për "bashkëpunim të koordinuar, gjithmonë brenda kornizës së sovranitetit kombëtar, me të gjitha agjencitë e sigurisë që e kërkojnë atë". Kranz-Neiger, kur u pyet nga mediat meksikane në lidhje me deklaratat kontradiktore, tha se nuk ishte “në dijeni të arsyeve” të mohimit të Meksikës. Një zyrtar amerikan tha se Forca elitare Quds e Gardës Revolucionare e nisi komplotin në fund të vitit 2024 dhe se ai u pengua këtë vit. Komploti dyshohet se përfshinte rekrutimin e operativëve nga ambasada e Iranit në Venezuelë, presidenti i majtë i së cilës, Nicolas Maduro, ka një aleancë taktike me Teheranin. “Ky është vetëm rasti më i fundit në një histori të gjatë të shënjestrimit vdekjeprurës global të Iranit ndaj diplomatëve, gazetarëve, disidentëve dhe kujtdo që nuk pajtohet me ta, diçka që duhet të shqetësojë thellësisht çdo vend ku ka një prani iraniane”, tha zyrtari amerikan në kushte anonimiteti. Meksika historikisht kërkon mosndërhyrje në çështjet ndërkombëtare dhe ka mbajtur një qëndrim më të kujdesshëm ndaj luftës në Gaza sesa vendet e tjera të Amerikës Latine të udhëhequra nga e majta. Meksika ka mbështetur një hetim mbi akuzat për krime lufte izraelite, por gjithashtu ka mbajtur marrëdhënie diplomatike me Izraelin, të cilat janë vendosur dekada më parë dhe kanë qenë kryesisht të përzemërta.

Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
Top News – Gjermania dëbon shqiptarët. Më të refuzuarit për leje qëndrimi pas gjeorgjianëve
25/02 11:26
DIGITALB DIGITALB