Mbyllja më e gjatë në histori e qeverisë Shteteve të Bashkuara po i afrohet fundit. Me një shumicë të thjeshtë, 60 vota pro e 40 kundër, senati amerikan i dha dritën jeshile projektligjit kyc që mund të zgjidhë ngërcin prej disa ditësh. Pothuajse të gjithë republikanët kanë votuar për, ashtu sikurse tetë demokratë, të cilët janë ndarë nga partia e tyre për ta miratuar dokumentin.