Gati 90 vdekje të lidhura me motin janë regjistruar në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi vendi u godit javën që shkoi nga stuhi të dhunshme dimërore. Numri më i madh i viktimave u shënua në Tenesi, 25 dhe 16 të tjerë në Oregon, ku vazhdon të mbetet në fuqi gjendja e emergjencës pas ngricave e akullit nëpër rrugë, që pritet të vazhdojnë të paktën deri të mërkurën.