Edmir Boci, Algert Alcani dhe Sheqir Alcani janë lënë në masën “arrest me burg” ditën e sotme në gjykatën e Elbasanit. Të akuzuar për kërcënimin e biznesmenit nga Cërriku, tre autorët i kërkuan këtij të fundit të tërhiqej nga një tender 1 milion euro i Bashkisë së Tiranës. Tre të arrestuarit Edmir Boci, Algert Alcani dhe Sheqir Alcani akuzohen për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.