Kreu i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka mbërritur në Kajro për bisedime mbi mundësinë e një armëpushimi të ri në Gaza, teksa trysnia për një ndalim të luftimeve sa vjen e shtohet mbi të dyja palët. Një rreze shprese erdhi dhe nga presidenti izraelit Isaac Herzog, i cili tha se vendi i tij ishte gati për një tjetër pauzë humanitare. Haniyeh qëndron zakonisht në Katar, por vizita e tij në kryeqytetin egjiptian po interpretohet si shenjë e rëndësishmë e një lëshimi në negociata nga ana e grupit militant.