Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola deklaroi në një regjistër publik për deputetët e këtij institucioni 142 dhurata që kishte marrë. Eurodeputetja malteze nga grupi i Partive Popullore Europiane të qendrës së djathtë, i futi dhuratat që mori në një procesverbal publik publik të cilin ligjvënësit rrallëherë e përditësojnë.